Këtë vit nuk ka votim për demarkacionin

Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi i ishte vënë kusht Kosovës nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Por asnjëra çështje, as demarkacioni e as liberalizimi i vizave nuk pritet që të përmbyllen këtë vit.

 

Qeveria e Kosovës nuk do ta procedoj në Kuvend gjatë vitit 2016 çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo e cila është edhe kusht për heqjen e vizave. Për ratifikimin e kësaj marrëveshje, koalicioni qeverisës duhet të sigurojë numrat për fillimin vitin 2017, kanë treguar për Gazetën Express, burime zyrtare.

Shtyrja e datës për votimin e Demarkacionit po ndodhë pasi qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ratifikimin e një marrëveshje të tillë ndërkombëtare, bëjnë me dije të njëjtat burime brenda koalicionit qeveritar.

“Jo, çështja e Demarkacionit nuk do të zgjidhet këtë vit. Qeveria ende nuk i ka votat e mjaftueshme”, kështu kanë thënë burime të Express.

Këtë fakt e kishte pranuar edhe vet kryeministri Mustafa para disa javëve.

“Unë nuk kam hequr dorë. Po bëj përpjekje dhe kërkoj që të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për Kosovën”, pati thënë Kryeministri.

Ndërkohë, Isa Mustafa, gjatë ditës së diel ka zhvilluar një takim në Shkodër me homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq.

Sipas dy qeverive të dy kryeministrat dje kanë biseduar për çështjet aktuale bilaterale në mes të dy vendeve duke mos theksuar se a është biseduar apo jo rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

E ndërkohë Qeveria e Kosovës kohë më parë ka njoftuar se zgjidhja për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, do të duhej të arrihej gjatë muajit dhjetor. Në të kundërtën, sipas zyrtarëve të ekzekutivit, Kosova do të mbetet, me gjasë, jashtë zonës së lëvizjes pa viza brenda Bashkimit Evropian, edhe në vitin 2017./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme