Këto bukuroshe ‘vodhën’ burrat e martuar

Bukurosheve që do t’i prezantojmë, nuk u ka interesuar që të dashurit e tyre të tanishëm, por edhe ish të dashurit e tyre, kanë qenë të martuar apo në lidhje kur kanë filluar romancat e tyre. Ato thjesht i kanë “vjedhur” burrat e martuar vetëm pse u kanë pëlqyer. Bukuroshja braziliane, Gisele Bundchen, është në martesë me sportistin Tom Brady me të cilin ka dy fëmijë. Gisele dhe Tom kanë filluar lidhjen derisa Tom ishte i martuar me aktoren Bridgitte Mohannan, të cilën e kishte braktisur shkaku i supermodeles, edhe pse ishte shtatzënë me fëmijën e Tomit.

Aktorja Denise Richards është futur në listën e shkatërrueseve të martesave, kur ia kishte vjedhur burrin shoqes së saj të ngushtë, Heather Locklear. Kjo kishte shkaktuar luftë të vërtetë mes tyre, ndërsa kur Heather edhe zyrtarisht ishte ndarë nga Richie Sombora, Denise publikisht kishte filluar të argëtohet me muzikantin. Khloe Kardashian dy herë ka “vjedhur” të dashurin e dikujt tjetër dhe në të dyja rastet ajo ia kishte vjedhur të dashurin shoqes së njëjtë. Ajo ia kishte rrënuar shoqes së saj martesën me reperin Frank Montana dhe pastaj edhe lidhjen me basketbollistin James Harden. Julia Roberts e kishte pranuar se ishte dashuri në shikim të parë kur e kishte parë regjisorin Daniel Moder dhe nuk e kishte penguar që ai në atë kohë ishte i martuar. Edhe Britney Spears është një “vjedhëse” burrash.

Edhe pse e kishte ditur se bashkëshortja e Kevin Federline ishte shtatzënë dhe do të lindte së shpejti, ajo kishte filluar aferën me valltarin dhe shumë shpejt janë martuar. Para se të bëhej nënë e gjashtë fëmijëve dhe ambasadore e UNICEF-it, Angelina Jolie njihej si një vajzë e pangopur me meshkuj. Por të gjithë i kishte shtangur kur e kishte filluar lidhjen me Brad Pitt, për faktin se ai ishte në martesë me aktoren Jennifer Aniston.