Këto janë 10 forcat speciale më të frikshme në botë, lexoni për strategjinë e tyre (Foto)

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Kapja e terroristëve më të rrezikshëm dhe njerëzve më të kërkuar në planet, për ta është një punë e zakonshme dhe kanë gjithnjë lejen për të vrarë.

 

Detyra e këtyre ekipeve është ta kapin armikun të gjallë ose të vdekur, dhe të shpëtojnë pengjet e pafajshëm. Me pak fjalë për ta është puna më e rrezikshme në botë. Por, për këtë punë ata janë trajnuar. Fiziku dhe kthjelltësia e tyre mendore duhet të jetë në formën më të mirë. Këto janë 10 Forcat Speciale Ushtarake më të frikshme dhe efikase në botë.

10 – Xhandarmëria Kombëtare GIGN  – Grupi i krijuar në Francë pas masakrës në Lojërat Olimpike në Monako në vitin 1972.

9 – Grupi i Shërbimeve Speciale SSG – U krijuan në vitin 1956 në Pakistan.

8 – Sayeret Matkal u themelua në Izrael në vitin 1957.

7 – Edhe Einstakommando Cobra austriake u krijua në vitin 1972 pas masakrës së atletëve izraelitë në Olimpiadën e Mynihut.

6 – Forcat Speciale Operacionale Delta – Delta Force u krijua nga komanda amerikane në vitin 1977, me operacione kryesisht anti-terroriste.

5 – Joint Task kanadeze është një grup prek ushtarësh të zgjedhur për të luftuar terroristët. U themelua në vitin 1993.

4 – Grupi Alfa është një forcë speciale e krijuar në Bashkimin Sovjetik gjatë pushtimit të Afganistanit, por ende funksionon. Operacionet më të famshme të tyre janë në Teatrin e Moskës dhe në shkollën Beslan, transmeton “tiranaobserver”.

3 – Shayetet 13 është një trupë speciale e lidhur me Marinën Ushtarake të Izraelit.

2 – Forcat speciale të Marinës SEAL u krijuan në vitin 1962. Ndër bëmat e tyre me të paharrueshme është vrasja e Bin Ladenit, liderit të Al Kaedës në Pakistan në vitin 2011.

1 – Shërbimi Special Ajror Britanik SAS është ndër më të vjetrit dhe sot akoma duket më efikasi e më i frikshmi në botë. U krijua në vitin 1941, dhe është përbërë nga anëtarë që nëse nuk janë si superheronjtë e filmave, pak i mungon.