Këto janë disa nga arsyet pse Nisma do ta bojkotojë nesër fjalimin e Thaçit

Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë të ditura arsyet se përse deputetët e Nismës nuk do të marrin pjesë nesër në seancën ku do të flasë presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo fotografi shpjegon arsyet pse i kemi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Postimi i plotë:

“Thënia “Një foto vlen sa 1000 fjalë” në këtë rast merr kuptim të plotë.
Kjo foto besoj shpjegon mjaftueshëm arsyen pse nga procesi i dialogut të qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, të gjitha marrëveshjet që janë arritur atje kanë rezultuar në dëm të Kosovës.
Kjo foto shpjegon arsyet pse i kemi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën sikur që janë ajo për:
1. Fusnotën
2. Asociacionin
3. Telekominikacionin
4. Energjinë
Dhe kjo e fundit e cila e solli MURIN që e bën edhe faktikisht ndarjen e Mitrovicës.
Janë po këto arsye që kanë sjellë edhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi!
Për këto dhe shumë arsye tjera, deputetët e NISMA për Kosovën nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës në të cilën Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, do të flasë para deputetëve!”(sic.)./Telegrafi