Këto janë gratë super të bukura të spanjollëve që mund të jenë sonte në Shkodër

Sakte.net / E diel, 09 Tetor 2016   –  11 : 015

Ndeshja Shqipëri-Spanjë, e cila do luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, do pritet me shumë interes për disa faktorë.

Një prej tyre është edhe prania e mundshme e bukurosheve spanjolle në tribunën e impiantit të Shkodrës. Të fejuarat dhe bashkëshortet e futbollistëve të kombëtares spanjolle janë disa nga femrat më të bukura të planetit.

Ajo që gëzon famën më të madhe është këngëtarja e mirënjohur, Shakira, bashkëshortja e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Mirëpo, të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshorten e mbrojtësit të Realit, Sergio Ramos. Ai është i martuar me bukuroshen Pilar Rubio, e cila konsiderohet një ndër femrat më seksi në Spanjë.

Për bashkëshorten e tij mund të krenohet edhe portieri De Gea, që ka në krah modelen Adurne.

Së fundmi, një vëmendje të madhe ka tërhequr edhe Alicie Kampelo, e dashura e sulmuesit të Realit, Alvaro Morata. 21-vjeçarja nga Venecia i qëndroi afër të dashurit të saj edhe gjatë prezantimit te “galaktikët”. Gjatë një interviste për revistën javore italiane “Chi”, studentja italiane foli për romancën dhe planet e saj me Moratën.

“Pozoj shpesh me bikini dhe një ditë të bukur pashë një mesazh në inbox. Dërguesi quhej Morata. Nuk e dija se cili ishte, por pas një jave u takuam në Milano. Njohja jonë zgjati 3 muaj dhe unë u dashurova marrëzisht pas tij. Ai është njeriu im i zemrës dhe jeta ime është në duart e tij. Ne duam të martohemi dhe të kemi fëmijë”, u shpreh Kampelo, e cila mori vëmendjen e gjithë mediave pas prezantimit të Moratës te Reali disa ditë më parë.