Këto janë shtetet që i shesin gjak Kosovës

 

Një sasi e konsiderueshme e gjakut nga Anglia, Franca e Japonia rrjedhë nëpër venat e kosovarëve. Qytetarët në nevojë, paguajnë mijëra euro për një dozë gjaku nga vendet e huaja.

Infokusi mëson se më së shtrenjti kushton gjaku japonez e ai i shtetit të kulturës, Franca. Por, çmim shumë më i lirë paguhet për “gjakun mbretëror”, nga Anglia.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjaku nga importi është i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e kosovarëve, pavarësisht se sasi e madhe e gjakut po grumbullohet pothuajse çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjaku nga qytetarët e vullnetit të mirë.

Por, kjo nuk po kryen punë.

Në vitin e kaluar për të siguruar një sasi të vogël gjaku nga Franca u paguan afër 500 euro.

Në të dhënat e dërguara nga Dogana e Kosovës për Infokusin thuhet se për 60 gram gjak francez u paguan saktësisht 484.48 euro.

Gjatë vitit të kaluar gjak u importua edhe nga Anglia, por nga ky shtet për 18 gram gjak u paguan vetëm 8.95 euro.

Për sasi të njëjtë sa u importua nga ky shtet, nuk u pagua për gjakun që erdhi nga Japonia. Gjakun e vendit të largët Aziatik kosovarët e paguan shumëfishë më shtrenjtë.

89.76 euro kushtoi 18 gram gjak i importuar nga ky shtet.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Doganës së Kosovës.

Megjithëse gjaku i importuar nga Norvegjia është edhe më i shtrenjtë se sa gjaku i importuar nga Japonia. Për 20 gram gjak nga ky shtet u paguan 178.68 euro.

As gjaku që vjen nga Belgjika nuk është i lirë.

Ky është vendi i vetëm nga është importuar për katër muajt e parë të këtij viti, dhe për 30 gram gjak ky shtet u paguan 260 euro.

Nga vendet e huaja nuk u sollë vetëm gjak njerëzor.

Kosova importon edhe gjak të kafshëve

Në Kosovë erdhi edhe një sasi e konsiderueshme e gjakut të kafshëve.

Në të dhënat e Doganës thuhet se ky gjak i kafshëve u përgatitur për përdorime terapike, profilaktike apo diagnostikuese.

E ai kushtonë shumë më shtrenjtë se gjaku që rrjedhë në vena të njerëzve.

Gjaku i kafshëve nga Kanada në vitin e kaluar ka kushtuar 354.28 euro. Ndërkaq për 0.07 gram gjak të kafshëve të ardhur nga Gjermania u paguan 26.96 euro.

Në periudhën e njëjtë kohore gjak për kafshët erdhi edhe nga Anglia.

Kosovarët për 2.36 gram paguan 946.18 euro.

Në vitin e kaluar gjak kafshësh erdhi edhe nga Japonia. Ky lloj gjaku i importuar nga ky vend përfshinë një koston më të lartë nga të gjitha importet e tjera të gjakut. Për 22.40 gram gjak të kafshëve u paguan 8,353.69 euro.

Kurse në këtë vit për 5.92 gram gjak u paguan 2,656.30 euro.

30 mijë vullnetarët e dhurimit të gjakut

Megjithatë, Kosova falë dhuruesve vullnetarë nuk është shumë e varur nga gjaku i shteteve tjera.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, ka thënë për Infokusin se që nga viti i kaluar janë afro 30 mijë dhurues të gjakut.

“Dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve, pjesa tjetër ndihmohet përmes dhurimit të orientuar”, ka thënë Zhubi.

Sipas saj gjakun për nevojtarët e sigurojnë dhurues nga tërë territori i Kosovës. Në masë më të madhe ata i takojnë moshës së re.

Ndërkaq meshkujt janë ata të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të furnizimit me gjak.

“Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë nga i gjithë territori i Kosovës, Prishtina, Peja, Prizreni Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj. 67 % e dhuruesve vullnetarë i takojnë grup moshës deri në 30 vjeç, kryesisht janë meshkuj deri 80 % respektivisht femrat 20%”, thotë Zhubi.

Ndryshe, java e dhurimit të gjakut nis në qershor. Dhurimi vullnetar i gjakut praktikohet çdo vit në Kosovë, dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut./Infokusi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme