Këto janë tri vajzat e njohura që kërcyen me Rita Orën në skenë

Siç edhe pritej, është mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert gjigand në sheshin “Skënderbej” ku Rita Ora performoi këngët e saj më të njohura.


Idhur me paraqitjen e shkëlqyer të Ritës dhe audiencën prej 250 mijë shqiptarësh që ishin në shesh, komentet janë të tepërta.

Megjithatë ajo që na kuriozoi neve të Blitz.al ishte pikërisht moment kur Rita këndoi këngën e saj të fundit “Girls” mesazhi i të cilës tregon se vajzat duhet të jenë të forta e të pathyeshme nga askush e asgjë.

Por në momentin që kënga “Girls” filloi të këndohej nga Rita, pamë se në skenë bashkë me të u ngjitën vajza të njohura shqiptare.

Fillimisht aty ishte Anjeza Maja, më pas vogëlushja e Ardit Gjebreas, Anna si dhe aktorja shqiptare Enxhi Cuku. Vajzat shkreprnin foto e video duke kënduar krah Ritës dhe në fakt nuk dimë se si ato e bënë të mundur të ngjiteshin në skenë, me shumë mundësi ka qenë një ide e stafit të Ritës për të përzgjedhur disa vajza shqiptare për tu ngjitur në skenë dhe kanë qenë pikërisht këto vajza fatlumet e përzgjedhura.

Lini Një Koment