Khloe Kardashian ‘djeg’ Instagramin me pozat e reja

Motrat Kardashian, njihen për linjat e tyre trupore më të cilat marrin vëmendje pothuajse çdo herë dhe arrin edhe të komentohen.

Ajo që zë vend më shumë kur flitet për linja të theksuara është Kim Kardashian, por këtu  edhe motra e saj Khloe nuk përjashtohet.

Së fundi, ka postuar në ‘Instagram‘, imazhe e veshur me fustan të bardhë e cila ka ekspozuar pasuritë trupore. Me fustanin e bardhë, Khloe ka treguar gjoksin dhe krahët në pjesën e sipërme. Po ashtu, 35 vjeçarja i ka dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes duke venë në pah edhe këmbën e djathtë në të çarën e fustanit.

Flokët e saj bionde i ka shkurtuar, makijazhin profesional e kishte përshtatur me fustanin, buzët e lyera rozë nuk kishin se si të mos i komentoheshin. Khloe, mbathur mbante një palë sandale tejet të bukura, bizhuteritë nuk i munguan në gishtat e dorës.

Ajo kishte zgjedhur që të pozojë në një ambient të mbyllur në shtëpinë e saj, hipur mbi tavolinë kishte treguar edhe të pasmet e formësuara.

‘Jam në shtëpi’, ka shkruar në fotografi.

Ndryshe, pëlqimet dhe komentet nuk i munguan në këtë postim, edhe motra Kim, i kishte shkruar disa fjalë duke u mahnitur me dukjen e motrës së saj.

Lini Një Koment