Kim Kardashian do t’ia paguajë qiranë për pesë vite një ish-të burgosuri

Kim Kardashian zbulon se pronarët ia kanë refuzuar kërkesat e qirasë një ish-të burgosuri, ndërsa zotohet se do t’ia paguajë për pesë vite për shkak të dosjes së tij penale.

Kim Kardashian u ka bërë thirrje fansave të saj për ta ndihmuar të gjejë strehë një të liruar nga burgu, shkruan DailyMail.

Ylli televiziv, 38-vjeçe, në Twitter ka lutur ndjekësit të gjejnë një apartament për Matthew Charles, i cili në vitin 1996 u dënua me 35 vjet burg për shitje të kokainës dhe shkelje të tjera të ngjashme.

Me një ‘tweet’ ajo shpjegoi se po planifikon ta paguajë për pesë vite qiranë pvr Charles, i cili nuk kishte fat të gjente një shtëpi.

Kim ka treguar se aplikimet për qira ish-të burgosurit iu refuzuan për shkak të dosjes së tij penale.

Charles u lirua nga burgu në janar të këtij viti, falë reformave ligjore, për të cilat vetë Kim e kishte ndihmuar Donald Trump që t’i miratojë./

Lini Një Koment