Kina prezanton “spikerin-robot”

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë ka prezantuar një spiker virtual të lajmeve, që vjen i veshur me kostum e që ka një zë robotik.

“Xinhua News” thotë se spikeri mund të lexojë tekstet natyrshëm si një folës profesionist.

“Përshëndetje, jeni duke shikuar programin e lajmeve në gjuhën angleze”, thotë spikeri anglishtfolës në fillim të raportit të parë.

Sogou, një motor kërkimi kinez, ishte përfshirë në zhvillimin e këtij sistemi.

“Do të punoj pa u lodhur për t’iu informuar pasi tekstet do të shtypen në sistemin tim pandërprerë”, thotë spikeri në videon e prezantimit. “Mezi pres të sjell te ju përvojën e re të lajmeve”.

Po ashtu është edhe një version që flet në gjuhën kineze, me fytyrë tjetër.

“Xinhua” ka thënë se ky prezantues “do të punojë” 24 orë në ditë në kanalet e veta duke reduktuar kështu shpenzimet për prodhim të lajmeve, raporton BBC.

Për të krijuar këtë prezantues është përdorur në sistem i inteligjencës artificiale për të sintetizuar zërin, lëvizjen e buzëve dhe shprehjet e fytyrës. Ato bazohen në veprimet e prezantuesve realë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme