Kina tërheq yjet e futbollit

Futbolli kinez po bëhet gjithnjë e më tërheqës për futbollistët, duke mos përjashtuar as yjet e skuadrave evropiane, shkruan zeri.info.

Kësaj dukurie duket se nuk do t’i shpëtojë as anëtari i Barcelonës, Arda Turan.

Sipas njoftimeve të fundit, ai është i gatshëm të transferohet në Kinë, ku i është ofruar një kontratë katër-vjeçare.

“beIN Sports Turkey” ka bërë të ditur se për shërbimet e tij janë ofruar 100 milionë euro, ofertë kjo që me gjasë mund ta bindë për t’u larguar nga Barcelona.

Po ashtu njoftohet se mesfushori i Barcelonës i ka autorizuar përfaqësuesit e tij për ta shqyrtuar këtë mundësi, prandaj ditët e ardhshme pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Përveç tij, janë edhe disa futbollistë tjerë për të cilët po flitet se mund të kalojnë në futbollin kinez.