Kishte dal për të blerë barna: Gruaja vdes në mes të rrugës në Prishtinë |PAMJE

Sot rreth orës 13:00, ka ndërruar jetë një grua e moshuar pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë.


Klan Kosova ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehen edhe ekipet e policisë dhe mjekësisë ligjore.

Sipas burimeve, viktima me inicialet S.J., është 84 vjeçare nga komuniteti RAE. Nipi i saj ka treguar se viktima kishte dalë për të blerë barna. Ajo ishte ulur aty në afërsi të Xhamisë së Llapit për të pushuar dhe pastaj ka ndërruar jetë.

Lini Një Koment