KIZ raporton për parregullsi gjatë votimit në 77 raste

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), që po monitoron zgjedhjet lokale në Drenas, në një konferencë për media bëri të ditur se deri në orën 11:00 dalja në zgjedhje ka kaluar 8 për qindëshin.

Kjo i bie që në krahasim me zgjedhjet e 4 nëntorit, dalja e qytetarëve në votime është më e vogël.

Albulena Nrecaj, nga KIZ, tha se ka pasur disa parregullsi që nuk kanë ndikuar në procesin zgjedhor, raporton KP.

“Parregullsi kemi gjetur në 77 raste, ka pasur votime me asistencë. Është evidentuar fotografim i votës në dy raste. Parregullsi ka qenë dhe një votim i dyshimtë në Nekovc ku një person është lejuar të votoj edhe pse në gishtërinjtë e tij është vërejtur prezenca e ‘sprejit’. Mungesa e formularit për ankese dhe tentim për votim të shumëfishtë është raportuar në tri raste. Procesi vazhdon të jetë i qetë dhe s’ka parregullsi që pengon procesin. Trendi i daljes në votime është tejet i vogël”, tha Nrecaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme