Kjo është 20 vjeçarja që u gjet e vdekur dje në Pejë: Dyshohet se ka vrarë veten

B.L 20 vjeçare nga Peja, është gjetur e vdekur ditën e djeshme, në terasen e banesës ku jetonte, shkruan Gazeta Metro.


Ndonëse hetimet ende po vazhdojnë, Metro merr vesh se e reja e ka vrarë veten.

Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’, ndërkaq policia ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Vdekjen e 20 vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Policia bën të ditur se në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe se do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Lini Një Koment