Kjo është partia e tretë që dorëzoi nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit

Pas Vetëvendosjes dhe PSD-së, nënshkrimet për seancen e 22 gushtit, ku rend dite ndër tjera është shpërndarja e Kuvenditi dhe shkuarja në zgjedhjet e parakohshme, nënshkrimet për këtë i kanë dhënë edhe deputetet e Aleancës për Ardhëmerinë e Kosovës (AAK).

Lajmin për dorëzimin e nënshkrimeve të deputeteve të AAK-së, e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi.

Ai ka shkruar në ‘facebook’ se Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është e bindur në fitore për shkak të qeverisjës dinamike dhe vendimeve të mëdha qeë janë marrë nga qeveria Haradinaj.

“Sot në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deponova nënshkrimet e deputetëve për mbajtën e seancës së jashtëzakonshme me datë 22 gusht 2019, ku në rend dite do të jenë votimi i IPA 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjës dinamike dhe vendimeve të mëdha qeë janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet teë mirren në të ardhmen”, ka shkruar Ahmeti.

Ahemti gjithashtu ka thënë se Aleanca tani është më e fuqishme se kurr më parë me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin.

“Tani, më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme