Kjo është pasuria e Arben Gashit të LDK’së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.


Në Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar pasurinë e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas deklarimit të tij, ai banon në një shtëpi me 350 metra katror e cila është investim familjar e blerë në vitin 2006 në vlerë prej 150 mijë eurove dhe kjo është pasuri e përbashkët

Po ashtu Gashi vozitë edhe një veturë të blerë në vitin 2011 në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Sipas deklarimit të tij, ai ka në bankë vetëm 2 mijë euro para të gatshme, kurse ka kredi në vlerë prej 30 mijë eurove dhe që duhet ta paguajë deri në vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq sipas deklarimit të tij, të hyrat vjetore nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, ai përfiton 21 mijë e 364 euro, ndërsa nga paga si ligjërues 3 mijë e 350 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme