Kjo është përgjigja e Isa Mustafës për kërkesat e Albin Kurtit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.

Lideri i Vetëvendosjes ka shkuar sot në shtëpinë e Mustafës dhe ka qëndruar për disa orë aty.

Ndërsa, Kurti kur ka dalë nga shtëpia e Mustafës i ka thënë Televizionit 7 se së shpejti do të bëjë publike arsyen e vizitës.

Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve.

Portali Sakte.net merr vesh se ish kryeministri Isa Musafa ka refuzuar kërkesën e udhëheqësit të VV’së, Albin Kurti që LDK t’i bashkëngjitet protestave që organizohen me 29 shtator. Mirëpo, ai ka qenë i interesuar për bashkërendimin e veprimeve opozitare midis dy subjekteve, LDK dhe VV, në Kuvendin e Kosovës./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme