Kjo është porosia e Rikallos pas shkarkimit të tij

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar nga detyra, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

E lidhur me këtë ka reaguar Rikalo, i cili për RTS, ka thënë se ky ndryshim tregon se serbët nuk kanë vend në institucionet e Kosovës.

Nenad Rikalo ka treguar se lajmin për shkarkim e kishte marrë me mesazh SMS, derisa ka shtuar se lidhur me shkarkimin nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare, përcjell lajmi.net.

“Ky ndërrim nga Haradinaj është dëshmi se për serbët nuk ka vend në Kosovë. Ai në Facebook ka shkruar se përpiqet për punë me të gjitha komunitetet, se taksa 100 për qind nuk është kundër serbëve. Nuk është problem çfarë thotë ai, por rezultatet tregojnë se me vendimet që i marrin çdo ditë, si ky për Trepçën, tregojnë se serbët nuk kanë vend në Kosovë dhe se në Kosovë nuk ka jetë për ta”, ka thënë Rikalo.

Lini Një Koment