Kjo është telenovela që ‘po çmend’ vipat shqiptar

Shumë nga personazhet e njohur shqiptarë kanë treguar në rrjete sociale se kanë një preferencë për telenovelën “Sulltanesha Kosem” e nisur pak kohë më parë në Klan.

Fillimisht ishte reperi Stresi i cili ka treguar se është një ndjekës i rregullt së bashku me të dashurën e tij i kësaj telenovele dhe më pas edhe këngëtarja Eni Koçi ka treguar gjithashtu se e ndjek. Por një tjetër personazh vip i është bashkuar Stresit dhe Enit.

Edhe këngëtarja Rovena Dilo duket se është një fanse e këtij seriali. Megjithatë diçka nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila nuk ka hezituar ta shprehi diçka të tillë në rrjete sociale.

“Arsyeja pse seriali historik KÕSEM u bë i preferuari im.Çifti i jashtzakonshem,sulltan Ahmet (Ekin Koç) dhe Nasja (Anastasia Tsilimpiou) më çonin në botën e “1001 netëve”Nuk po mësohem dot me Kösemin tjetër,”-përfundon Rovena.

Dalëngadalë Kosem po kthehet në telenovelën hit të vipave shqiptar.