Kjo skuadër e Superligës prezantoi sot dy brazilian (FOTO)

Skuadra e Trepçës ’89 ka prezantuar mëngjesin e së shtunës dy mbrojtës nga Brazili. Fjala është për Vago Avgusto dhe Marco Tulio, shkruan Gazeta Sheshi.

Pas startit fantastik në fillimin e kampionatit, ekipi mitrovicas nuk ka ndalur në përforcimin e skuadrës duke angazhuar edhe dy brazilianë të cilët luajnë në repartin e mbrojtjes.

Megjithëse trajneri Bekim Shotani kishte deklaruar se skuadra e tij nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera në afatin kalimtar, sot “minatorët” prezantuan edhe dy të tillë.

Pas dy javëve të para të Vala Superligës, Trepça 89 ka 6 pikë.