Klubet e LaLigas kanë shpenzuar 1.3 miliard euro në transfere

Afatit kalimtar të verës po i vije fundit dhe që prej hapjes së tij më 1 korrik, elita e futbollit spanjoll ka shpenzuar shumë para dhe janë treguar dorëlirë

Më vetëm 18 ditë që kanë mbetur deri në fund, gjërat duket se do të jenë më të shpejta dhe disa klube kanë hyrë në panik për shkak se ende si kanë siguruar targetet e tyre.

Klubet e LaLigas tashmë kanë shpenzuar prej 1.3 miliard euro për lojtarë këtë verë, duke e bërë ligën e dytë që ka shpenzuar pas Premier Ligës.

Në vetëm pesë lojtarë janë shpenzuar 482.2 milionë euro, në lojtarët si: Joao Felix, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Frenkie de Jong dhe Luka Jovic.

Lojtarët më të shtrenjtë të transferuar në La Liga

Joao Felix 127.2m euros – Atletico Madrid

Griezmann 120m euros – Barcelona

Hazard 100m euros – Real Madrid

De Jong 75m euros – Barcelona

Jovic 60m euros – Real Madrid

Real Madridi janë klubi që kanë shpenzuar më së shumti deri me tani, duke harxhuar 305.5 milionë euro. Hazard dhe Jovic i ishin bashkuar skuadrës pas Eder Militaos, Ferland Mendys dhe Rodrygos.

Pas tyre është Atletico Madrid duke shpenzuar një shumë të madhe parash, as 267 milionë euro. Top transferi i tyre është Joao Felix, por pas tyre ata blenë edhe Marcos Llorente, Renan Lodi, Kieran Trippier dhe Mario Hermoso, duke Barcelonën më 255 milionë euro, që është në vendin e tretë dhe Sevillas me 149 milionë euro.

Skuadrat që kanë shpenzuar me së shumti.

Real Madridi, 305.5 milionë euro

Atletico Madrid 267.2 milionë euro

Barcelona 255 milionë euro

Sevila 149 milionë euro

Real Betis 88.8 milionë euro

Atletico Madrid ka bërë shpenzime më të kontrolluara megjithatë, për shkak të parave që kanë marrë nga shitjet. Ata kanë marrë 311 milionë euro nga shitjet, Barcelona është e dyta më 146 milionë euro dhe Los Blancos të tretët me 115 milionë euro.

Klubet që fituan më se shumti nga shitjet

Atletico Madrid, 311.1 milionë euro

Barcelona, 146.4 milionë euro

Real Madrid, 115 milionë euro

Sevila, 101.7 milionë euro

Betis, 69.5 milionë euro

Vetëm njëra nga skuadrat që kanë shpenzuar ka arritur që ta ruajë balancin duke pasur të ardhura më shumë nga shitjet se ka shpenzuar dhe ata janë Atletico Madrid që i prin listës me 43.9 milionë euro.

Villareal është skuadra e dytë, pastaj Espanyol, Eibard dhe Valladolid që ka fituar shtatë milionë.

Bilanci i pozitiv i klubeve

Atletico Madrid, 43.9 milionë euro

Villarreal 41.7 milionë euro

Espanyol 40.5 milionë euro

Eibar 9.9 milionë euro

Valladolid 7 milionë euro

Lini Një Koment