Klubi anglez ofron 50 milionë funte për Kroosin

Manchester City raportohet se ka përgatitur ofertën prej 50 milionë funteve për transferimin e Toni Kroosit nga Real Madridi.

Menaxheri i ri i Cityt, Pep Guardiola thuhet se është fans i madh i mesfushorit gjerman, me të cilin ka punuar sa ishte te Bayern Munichu, para se Kroos të kalonte në Bernabeu gjatë vitit 2014.

Sipas “The Mirror”, City nuk ka nisur ende bisedimet me Realin, por ka joshur gjermanin me një pagë të majme.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë