Koalicionit PDK-LDK po i vije fundi

Pas më shumë se dy vite bashkëjetesë koalicioni PDK-LDK mund të shqyrtohet nga ana e partisë më të madhe në vend, PDK. Të paktën kështu paralajmërojnë deputetë të këtij subjekti.

 

Shukri Buja dhe Shaip Muja nuk po pajtohen me qeverisjen e këtij koalicioni të drejtuar nga Isa Mustafa. Buja dhe Muja thonë se ka edhe deputetë tjerë të PDK-së të cilët nuk pajtohen me këtë lloj qeverisje, por të cilët ende nuk po flasin publikisht.

 

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Shukri Buja ka thënë se pret qe PDK të mblidhet shpejt dhe të shqyrtoj çështjen e koalicionit.

 

“Qeveria vazhdon të qeverisë njëjtë. E kemi moskalimin e demarkacionit, nuk kemi formimin e ushtrisë, kemi zhvillimin e ekonomisë me borxhe apo rritje të borxhit publik dhe realisht nuk ka ndonjë zhvillim, i cili do të me kishte shtyre të mendoj ndryshe pos qe kjo qeveri të shkoj për shtëpi. Janë edhe disa deputetë, qe ndajnë të njëjtin mendim, por të cilët publikisht nuk po i japin qëndrimet e tyre. Besoj qe shpejt kemi me shqyrtu çështjen e koalicionit”, ka thënë Buja.

 

Në këtë linjë është edhe Shaip Muja, i cili thotë se koalicioni duhet të shqyrtohet.

 

“Ne jemi disa deputetë të cilët vazhdimisht po kërkojmë shqyrtimin e koalicionit dhe të cilët nuk jemi të dakorduar me këtë lloj qeverisje, por është më rëndësi qe strukturat e partisë të mblidhen dhe të vendosin.”, ka thënë ai.

 

Koalicioni PDK-LDK është arritur në fund të vitit 2014. Gjatë kësaj kohe ka pasur përplasje dhe polemika mes zyrtarëve të kësaj partie, por të cilat nuk kanë ndikuar në harmoninë mes liderëve të PDK-së dhe LDK-së.

Ndryshe, sot do të mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, por nuk dihet ende se çka do të diskutohet

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme