Koha kur Hakan Shykyr kishte dridhur Turqinë me deklaratën: Jam shqiptar, e jo turk

Ish-futbollisti i njohur turk me origjinë shqiptare Hakan Shukur është akuzuar nga autoritet në Turqi si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik.

Ndaj Shukur, i cili akuzohet si anëtar i grupit të Fetullah Gylen edhe është lëshuar edhe një urdhër-arresti. Ai dhe familja e tij nuk jetojnë prej një viti në Turqi.

Mirëpo, kohë më parë, opinion publik në Turqi ishte tronditur nga një deklaratë e tij ku ai kishte deklaruar se nuk është turk, por shqiptar, shkruan Sakte.net

“Për hir të unitetit kombëtar, diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim. Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i pare,  unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë. Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”

Me sa duket ajo çfarë ai tha është në përputhje me vijën politike të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe debatet se deklarata e Hakan Şükür do të thoshte se ai po refuzon pjesën turke të identitetit të tij, është tërësisht një marrëzi e medias. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi është përpjekur gjatë për të lënë identitetin etnik jashtë vijës politike, për hir të unitetit kombëtar. Pas raportimeve mashtruese të mediave, Şükür doli për të konfirmuar qëndrimin e tij dhe vendosi theksin mbi “një komb, një atdhe, një flamur dhe një gjuhë” në fjalimin e tij shpjegues.

Deklarata e Hakan Shukur se ai është me origjinë shqiptare ka bërë që mediat të “kryqëzojnë” ish-sulmuesin e njohur të kombëtares Turke. Shukur e bëri deklaratën gjatë një leksioni të mbajtur në universitetin “Mehmet Akif”.

Në mbrojtje të Shukur, i cili asokohe ishte edhe deputet i parlamentit turk, pati dalur Kryeministri i Turqisë, Reçep Taip Erdogan. I pyetur mbi deklaratën e deputetit të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan ka thënë se Shukur është shqiptar po ai ka kontribuar për Turqinë dhe meriton respekt dhe mirënjohje.

“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin Mehmet Akif ku tha se nuk jam më origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tonë por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë”, ishte vënë në mbrojtje të tij Erdogan.
“Vëllai unë, Hakan Shukur, si një djalë shqiptar veshi uniformën e vendit tonë si asnjë persona tjetër. Është golashënuesi ynë më i mirë. Djal i këtij kombi”, ka shtuar ai.
Kryeministri turk tha se komentet e medieve mbi deklaratën e Shukur ishin diskriminuese duke shtuar se është e padrejtë pasi sulmuesi ka bërë historinë me golat e shënuar për kombëtaren e Turqisë./Sakte.net

 

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë