Komandant Remi u thirr nga Haga, këto janë fjalët prekëse të djalit të tij

Ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi është thirru nga Gjykata Speciale në Hagë, si i pari person nga UÇK-ja, për të cilin do hapet gjykim.

Vet avokati i Remit, Arianti Koci kishte konfirmuar dje gjatë ditës se Remi ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale, dhe se ai do të shkoj vullnetarisht në Hagë për ta sqaruar veten nga të gjitha dyshimet rreth veprimtarisë së tij në luftën e UÇK-së, shkruan GazetaBlic.

E një ditë pas këtij lajmi, ka reaguar djali i komandant Remit, Ilmi Mustafa.

Ai ka thënë se babai i tij ishte i suksesshëm në luftë dhe i tillë do të jetë edhe në këtë betejë.

“Babi, në luft ishe i suksesshëm, besoj që edhe në këtë situat do të kesh sukses, jemi krenar me ty”, ka shkruar ai në FB.

Gjykata Speciale për Kosovën u krijua në vitin 2015, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Misioni i saj është që t’i hetojë pretendimet e raportit të Dick Marty, për krime të cilat thuhet se janë kryer mes viteve 1998-2000.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme