Komente pas takimit Kurti-Sela-Gashi: “Po ringjallet Lidhja e Prizrenit”!

Takimi i liderëve të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe Alternativës Afrim Gashi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, sa ka shkaktuar frikë tek kundërshtarët e tyre në Maqedoni, aq ka shkaktuar eufori te shqiptarët. Shumë shqiptarët këtë takim e kanë komentuar si “ringjallje të Lidhjes së Prizrenit” dhe fillim i bashkimit, respektivisht rënies së të gjitha barrierave mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Sot në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë pritëm një vizitë prej udhëheqësve nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, subjekte që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një faktor i rëndësishëm e shpresëdhënës shqiptar.

Delegacioni i përbërë nga kryetari i ASH Zijadin Sela, kryetari i AA Afrim Gashi, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, anëtari i kryesisë së AA, Zeqirja Ibrahimi dhe veprimtari Bekim Qoku u prit përzemërsisht nga kryetari Albin Kurti, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Arbër Zaimi, ish zv.kryeministri Haki Abazi dhe asistentja ekzekutive Valë Gjonbalaj”, njoftuan nga VV pas takimit.

Në takim janë shkëmbyer përvoja e ide të rëndësishme për shqiptarët e për rajonin.

“Kryetari i ASH, Zijadin Sela shprehu optimizmin e tij për rezultatin zgjedhor duke vënë në pah organizimin dhe vendosmërinë e votuesve shqiptarë në RMV për ndryshim, pas 18 vitesh me subjektet e vjetra. Kryetari i AA, Afrim Gashi shprehu nevojën për një përfaqësim cilësor të shqiptarëve, të cilët nuk duhet të reduktohen në numra e poste, por duhet të çojnë përpara edhe programin ekonomik, social, arsimor e kulturor në të mirën e shqiptarëve. Kryetari Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën vlerësim për programin e për qëndrimet e koalicionit ASH-AA, dhe uruan mbarëvajtje e përfaqësim të suksesshëm në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 15 korrik”, theksohet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme