Komisioni për Sëmundje Infektive: Qeveria të vendos për kufijtë

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) përsëri i ka besuar Qeverisë çështjen e kufijve. Burime të Alsat brenda KSI-së, brifojnë për një debat të nxehtë pro dhe kundër idesë për mbylljen e kufijve me Kosovën dhe Serbinë.

Jo zyrtarisht mësohet se autoritet kosovare i kanë bërë me dijë autoriteteve në Maqedoni të Veriut se mbyllja e kufijve shkon në favor të tyre pasi vendi jonë është në situatë më të keqe me pandeminë se sa Kosova e cila radhitet e treta për nga përqindja e lartë e incidencës në Evropë. Disa anëtarë të KSI-së kanë ngritur dyshimet se pas këtij propozimi qëndrojnë qëllime politike dhe se për këtë duhet prononcohet ekskluzivisht Qeveria si organ që ekzekuton vendime politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme