Kompjuteri i Apple do të jetë tërësisht i zi

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Një kompjuter tërësisht i zi, e njëjta ngjyrë si e iPhone të nxjerrë në shtator. Vetëm pak ditë pas eventit të Apple, me 27 tetor, kjo është një nga zërat e shumtë që qarkullon në blogjet e specializuara.

Kjo nismë është bërë më herët nga Kupertino por nuk u zbatua kurrë, sipas faqes CNET. Kompania kaliforniane ka pritur disa vite për të nxjerrë versionin e ri të kompjuterëve të saj për të përmirësuar punimin e aluminit dhe ngjyrën metalike aktuale, që me kohën do të zëvendësojë të bardhën ngjyrë qumështi nga gjenerata e mëparshme, shkruan Top Channel.

Por kjo nuk do të jetë detaji i vetëm që afron MacBook me iPhone pasi në këto modele do të jetë edhe sistemi i njohjes me gjurmët e gishtave dixhitale, (Touch ID), për ndezjen dhe një komandë në tastierë që ndez disa funksione.

Të reja ka edhe për MacBook Air dhe Mac Mini. Më 27 tetor në San Francisco do të mbahet eventi “Hello Again”, një frazë e përdorur në 1998 në prezantimin e iMac të parë, dhe në 2010 nga Steve Jobs gjatë prezantimit të MacBook Air.