Komuna e Malishevës shet “Autoambulancën” për 350 euro

Komuna e Malishevës e cila drejtohet nga Ragip Begajt, ka shitur disa automjete të komunës me çmime shumë minimale, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se komuna përmes një ankandi publik një Autoambulancë “Mercedes” e prodhuar në vitin 203 e ka shitur për 350 euro, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu, në këtë ankand komuna ka shitur edhe veturën “Toyota” të prodhuar në vitin 2001 për 310 euro.

Në këtë ankand janë shitur edhe disa vetura tjera “Lada Niva” të gjitha me çmime minimale./Zeri/.

by Taboola Sponsored Links You May Like

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë