Komuna e Prishtinës ndanë 50 mijë euro për koncertin e Dua Lipës

Komuna e Prishtinës ka ndarë 50 mijë euro për organizimin e koncertit të këngëtares me famë botërore Dua Lipa më 09 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga kjo komunë këto mjete dedikohen shpenzimet teknike të organizimit të koncertit siç janë: skena, ndriçimi i saj, sigurimi i afërt, biletat e aeroplanit, hotelin ku do të qëndrojë këngëtarja, etj.

[{ loading … }]

Kjo e fundit do të vie në Prishtinë më 7 gusht, dy ditë para mbajtjes së koncertit, ndërkaq, parata për shitjen e biletave do të shkojnë për bamirësi në Kosovë.

Biletat për këtë koncert do të shiten nga 10 deri në 15 euro.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë