Konfirmohet lidhja e Rita Orës me Chris Brown

Kohë më parë është diskutuar për një lidhje të mundshme mes këngëtares me prejardhje shqiptare Rita Orës dhe Chris Brown, mirëpo asgjë nuk ka qenë e konfirmuar.
Chris dhe Rita kanë qenë miq të ngushtë, të cilët kanë bashkëpunuar në duetin “Body on me” , baladë e cila arriti miliona kilkime duke u radhitur në majat e top listave britaneze.
Kur ishte pyetur për skena e nxehta në videokilpin Rita kishte thënë se, “ ishim duke aktruar dhe vepruam sipas roleve që i kishim”.
Lidhja e tyre tashmë është zyrtarizuar dhe “MTO News” ka konfirmuar se Rita dhe Chris tashmë janë çift.
Dyshja janë kapur në Milano në një festë gjatë gjithë natës dhe njerëzit që ishin të pranishëm kanë deklaruar se ata dukeshin si një çift i vërtetë.
Të dy kanë qëndruar në Milano për një “Fashion Shows”, pastaj dyshja ka vazhduar festën në klub.
Pas kësaj të dy janë parë ndërsa po shkonin tek hoteli i Chris Brown, ku edhe e kanë kaluar natën/Insajderi.com

Lini Një Koment