Konfiskohen 31 kilogramë marihuanë në Gjakovë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 31 kilogramë marihuanë në Gjakovë dhe ka arrestuar lidhur me rastin dy persona.

Sipas një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se sot, 21 gusht, ka marrë informacione për një veturë që bënte lëvizje të dyshimta.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dal në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftimin e policisë që thekson se pas kontrollimit të veturës të të dyshuarit të parë, veturë që ishte e parkuar, janë gjetur katër qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast janë konfiskuar:

  • Katër qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram,
  • Dy Vetura,
  • Një dokument,
  • Dy leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave,
  • Tre telefona,
  • Para të gatshme 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë,

Dy të dyshuarit e arrestuar janë:

A. M 1979 M Shqiptar / Shqipërisë

A. M 1995 M Shqiptar / Shqipërisë

Është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme