Konjufca: Shteti nuk po i ndjek kriminelët e vërtetë

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për arrestimet e gjashtë anëtarëve të Lëvizjes me dyshimin se javë më parë kanë sulmuar objektin e Kuvendit të Kosovës.

Derisa ka folur për përgjimet e aferës “Pronto 2”, Konjufca ka thënë se Adem Grabovci ka punësuar njerëzit e tij në Policinë e Kosovës, të cilët sipas tij, nuk po ndjekin kriminelët e vërtetë, por pjesëtarët e Vetëvendosjes.

“E dimë se nuk i kanë vendosur vetëm prokurorët, por ata kanë vendosur njerëz edhe në polici. Ata njerëz në vend që t’i ndjekin kriminelët e vërtetë, ata dalin me dy tri fotografi të telefonave edhe të armëve”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Prokuroria dje thotë se ndaj Frashër Krasniqi nuk kanë asnjë dëshmi, por është mirë që ata të mbahen në paraburgim. A janë këta terroristët që kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës”.