Konjufca: Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ka qenë demokratik.

“Me rendësi është që ka folur sovrani dhe ky zë mund të gjendet në kutitë e votimit. Këto kuti do t’i mbrojmë. Zëri i sovranit na duhet të jetë real. Janë 100 mijë votues më shumë se në vitin 2017. Fushata ka shkuar shumë mirë pa ndonjë incident serioz”, ka thënë Konjufca.

“Mbarëvajtja e ditës së sotme ka qenë goxha e organizuar. Ato që janë fotografime të votës do të adresohen nëpër institucionet e sigurisë. Është proces i shëmtuar që nuk duhet të ndodhë, por që ka qenë më i pakët se herëve të tjera. Zgjedhjet e sotme patën kredibilitet të lartë të demokracisë”.

“Të dhënat tregojnë se LVV është e para dhe se i ka fituar këto zgjedhje. I uroj qytetarët e Kosovës. Ishte një proces shumë demokratik që jemi shumë të kënaqur si VV. Me këtë rast shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marrë LDK me të cilën mendoj se do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë”.

Konjufca ka thënë se Vetëvendosje sonte më vonë do ta festoj fitoren në qendër të Prishtinë duke thënë se kanë dalë të parët në dhjetë komuna të rëndësishme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme