Konsensusi i pamundur

Faza finale e bisedimeve me Serbinë po del të jetë më problematikja. Partitë opozitare, por edhe nga koalicioni qeverisës nuk po e pranojnë presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator me shtetin fqinj. Pritet që dialogu të vazhdojë pa miratimin e Kuvendit të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po bëhet gati të shkojë në fazën finale të bisedimeve me Serbinë, por ende nuk është arritur konsensusi mes partive kryesore politike në vend.Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe Nisma Socialdemokrate, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk pranojnë që këto bisedime të udhëhiqen nga presidenti Thaçi.

Pa votat e këtyre partive në Kuvend nuk mund të sigurohen 61 deputetë prezentë në seancë, që marrin pjesë në votimin e platformës për dialog, prandaj Qeveria e Kosovës javë më parë e tërhoqi këtë dokument për bisedimet e ardhshme, duke shpresuar që së shpejti mund të arrihet konsensusi brendapartiak në vend.Por, për ta arritur një konsensus të tillë gjasat janë minimale, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka akuzuar opozitën se nuk e ka problem përmbajtjen, por udhëheqjen e dialogut.

Lini Një Koment