Koscielny shpërthen në lot, fëmijët e pyetën se pse po luan keq Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, kishte shpërthyer në të qara gjatë mbledhjes së Arsenalit për ta diskutuar krizën në kub, raporton The Sun.

Koscielny e kishte pranuar para bashkëlojtarëve që fëmijët e tij po e pyesin se pse Arsenali po luan aq dobët.

Ky rast ndodhi pas dy humbjeve radhazi të klubit londinez me rezultat 0:3 nga Manchester City.

Në anën tjetër, Arsene Wenger e ka humbur përkrahjen e bordit pas më pak se një viti që kur e kishte nënshkruar kontratën e re me Topçinjtë.