Kosnett reagon për të dytën herë për Komandant “Ftyrën”

Hera e dytë sot, Ambasadori me sfida për kosovarët mbi sundimin e ligjit, Philip S. Kosnett, ka reaguar edhe njëherë kundër Naser Shalës i njohur me nofkën ‘Ftyra’, transmeton Gazeta Metro.


Kosnett tha se kreu i pakualifikuar i kësaj agjencie Naser Shala, mbetet në detyrën e drejtorit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke e zvogëluar kështu besimin e qytetarëve për zgjedhjen në bazë të kriterit të meritës.

Ambasadori Kosnett e vë në dyshim, edhe tani si herën e kaluar, aftësinë e Naser Shalës për të udhëhequr këtë institucion madhor dhe ulë besimin e qytetarëve tek institucionet kosovare.

“Rrugë e duhur për të gjithë të emëruarit e pakualifikuar është dorëheqja. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme