Kosnett takohet me drejtuesit e Listës Serbe, thotë se duhet të mbeten në institucionet e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Listës Serbe.

Në foto, shihet se është takuar me kryetarin Goran Rakiq dhe Igor Simiqin.

“Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës – përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett, transmeton Koha.net.

Lini Një Koment