KOSOVA ARRIN MAQEDONINË, “RRËSHQET” SHQIPËRIA

Përfaqësuesja e Maqedoninë vazhdon të pëson rënie në renditjen e FIFA-s. Në renditjen e fundit, Maqedonia është gjetur nën pozitën e 165, pozitë në të cilën gjendet edhe përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa kjo e fundit siç e dimë para disa viteve është pranuar nga FIFA dhe UEFA. Para Maqedonisë besoni apo jo gjenden Aruba (161), Grenada (159), Mjanmar (159), Sao Tome dhe Principe (163) dhe Tahiti (148).

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka shënuar një ngritje të lehtë në listë. Kosova renditet në vendin e 165-të, ndërsa në renditjen e kaluar ishte në të 166-ën.

Ndërkohë, Shqipëria “rrëshqet” sërish në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimit e muajit Shkurt, Kombëtarja Kuqezi pozicionohet në vendin e 55, duke humbur katër vende në krahasim me Janarin, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për këtë 2017.

Asnjë ndryshim ndërkohë për sa i përket zonës së lartë të klasifikimit ku vazhdon të kryesojë Argjentina, e ndjekur nga Brazili, Gjermania dhe Kili.