Kosovari që nuk beson në ëndrrën amerikane, ka fituar Green Card

A.M është një shqiptar nga Kosova, i cili ka fituar këtë vit lotarinë amerikane duke e arritur kështu “tokën e premtuar”.
Ai është vetëm 24 vjeçar, dhe mund të themi lirisht se është i riu më me fat i Kosovës për këtë vit. Kishte aplikuar rastësisht për lotarinë amerikane pa e menduar se mund të jetë ai fituesi me fat.

A.M është shprehur për Gazetën Express se është ndjerë shumë mirë në momentin që ka kuptuar se ai është fituesi. “Vetëm e kam provuar fatin, nuk është se kam besuar se do të jem unë fituesi” ka thënë ai.

I riu nga Kosova që për momentin punon si menaxher i shitjes në një kompani vendore, thotë se tani për tani ka plan të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se nuk ka ndonjë plan nëse do të qëndroj atje, apo do të kthehet më pastaj përsëri në Kosovë.

Ëndrra Amerikane shihet jashtë Amerikës nga shumë njerëz si mënyrë “që t`i japin fëmijëve të tyre një jetë më të mirë”, për disa të tjerë që “të arrijnë suksese në karrierë” ose të “ për t`u bërë i pasur brenda natës”.

 

Lini Një Koment