Kosovari vdes në aksident trafiku në Itali

 

Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Solagna të Italisë.

Viktima është Sherif Pacarizi, 48-vjeç, raporton “Corriere Della Sera”, shkruan news.al

Të plagosur kanë mbetur edhe dy shqiptarë të tjerë, por që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Të tre udhëtonin me një automjet.