KQZ po pret vendimin e Supremes për votat e mërgates që të shpallë rezultatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat që kanë bërë dje nga Lëvizja Vetëvendosje për votat e ardhura nga diaspora. Kështu kanë bërë të ditur nga KQZ-ja në një përgjigje për Gazetën Express.

Nga KQZ, zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet tjera.

“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpall rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpall rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi, derisa ka konfirmuar se tani ka mbetur vetëm ankesa e VV-së, në Gjykatë Supreme.

“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës të cilat nuk janë numëruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme