Krasniqi i quan mashtrues Presidentin dhe Kryeprokurorin e Shtetit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i ka akuzuar për mashtrim Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas presidentit Hashim Thaçi, mashtrimin e vazhdoi kryeprokurori i shtetit.

“Nuk besoj që Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori nuk e dinë se janë duke e mashtruar, veten e pastaj edhe ndonjë fanatik te tyre të verbër”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“PAS PRESIDENTIT, MASHTRIMIN E VAZHDOI KRYEPROKURORI I SHTETIT

Është interesant sa shqiptarët e kanë për qejf mashtrimin dhe vetëmashtrimin. Shembujt më të mirë i këtij fenomeni janë Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori i shtetit.

Në ketë rast natyrshëm shtrohet pyetja: A e dinë këta dy përfaqësues të lartë te shtetit, pse para më shumë se një viti, me miratimin e partive te koalicionit është ndryshuar Kushtetuta për t’ia hapur rrugën miratimit te Ligjit për Gjykatën Speciale te Kosovës me seli në Hagë, e cila do të merret vetëm me të ashtuquajturat krime te UCK-së, pra jo për krimet e gjenocidin e ushtruara nga ushtria e policia serbe në Kosovë?!

Madje as ajo gjykatë nuk do të merret me krimet e gjenocidit serb te kryera në Kosovë. Sipas te gjitha gjasave, me ato krime do te “merret” Gjykata Speciale e Serbisë?!!! Se deri me tani është treguar shumë azhure për t’i amnistuar te gjithë kriminelet e luftës, te cilët Beogradi nuk heziton t’i shpallë heronj?!

Sa interesant janë qeveritarët e Beogradit, te cilët nuk dëshirojnë te mësojnë nga shqiptarët, te cilët heronjtë e luftës, te gjallë a te vdekur nuk hezitojnë t’i quajnë kriminelë?!

Nuk besoj që Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori nuk e dinë se janë duke e mashtruar, veten e pastaj edhe ndonjë fanatik te tyre të verbër.

S’do mend e gjithë kjo bëhet për te zhvendosur vëmendjen nga problemet e shumta te ditës që e domonojnë Kosovën tonë” (sic.), ka shkruar Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme