Krasniqi: Kriminelëve serbë të mos u ndalohet hyrja në Kosovë, ata të arrestohen

Ish-kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk duhet t’u ndalohet hyrja kriminelëve serbë për në Kosovë, por se ata duhet të arrestohen. Ai ka komentuar deklaratën e Presidentit Thaçi, i cili ka thënë se “kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë

Përmes një shkrimi, Krasniqi ka marrë si shembull Izraelin, i cili ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë kriminelët e Luftës së Dytë Botërore, të cilët janë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatim e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo që ata kanë arritur të fshihen.

“Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!”, ka shkruar Krasniqi.

Shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit:

“ARRESTIM DHE EKSTRADIM PËR TË GJITHË KRIMINELËT E LUFTËS

Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë! Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund.

Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare ju thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë!

Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!”, ka shkruar Jakup Krasniqi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme