Krasniqi: Votimet e dyfishta po ndodhin me të madhe

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga KQZ-ja që të vihen në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Drenasit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes.

Lexoni postimin e plotë:

NDALNI VOTIMET E DYFISHTA

Kërkoj nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve te Drenasit.

Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar.

Këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja.

Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes.

Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë!

Për parregullsitë e tjera opinionin do ta njoftojmë më kohë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën

Jakup Krasniqi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme