Krerët e VV-së takohen me ambasadorin Britanik dhe atë të Francës – flasin për Gjykatën Speciale

Tentativat për shfuqizim të Gjykatës Speciale ka alarmuar ambasadorët e huaj, ata përmes një komunikate për media kanë reagur ashpër ndaj kësaj inciative, mirëpo duket se dhe personalisht kanë filluar një ofenzivë të takimeve me partitë opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes së saj zyrtare në ‘facebook’, ka bërë të ditur se kandidati për kryetar i saj, Albin Kurti dhe nënkryetarja, Fatmire Kollçaku kanë pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe atë Francez, Dideier Chabert.

Siç thuhet në komunikatë, LVV, ende nuk e ka marrë vendimin se cili do të jetë veprimi i saj në lidhje me këtë çështje.

“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend. Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që VETËVENDOSJE! do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t’i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur”, bënë të ditur komunikata drejtuar mediave.