Kriza e thellë politike, Basha takim 40 minuta me Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin Ilir Meta.

Takimi mes Bashës dhe Metës vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhet në krizë të thellë disamujore.

Presidenti Ilir Meta vendosi të mos i njihte zgjedhjet e 30 qershorit, duke dekretuar si datë të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.

Nga ana tjetër, opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.

Pikërisht kriza e thellë politike mësohet të ketë qenë tema kryesore e diskutimit mes Bashës dhe Metës.

Whatsapp Image 2019 07 16 At 09.52.59

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme