Kriza politike në Shqipëri, deklarohet Basha: “Nuk ka dialog me Ramën”

Në përfundim të mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha tha se “kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore”, shkruan rtsh.

“Dhe kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, me vendin e tyre qeverisjen që meritojnë dhe sa na takon ne bashkë me qytetarët këto muaj i japim formë programit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit” tha kreu i PD, Lulzim Basha, në mbledhjen me strukturat e partisë, zhvilluar këtë të premte.

Sipas Bashës, 30 qershori “është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës”.

Lini Një Koment