Krocia me dy mungesa ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e madhe

Kombëtarja e Anglisë do të takohet me Kroacinë të mërkurën me fillim nga ora 20:00, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Anglezët dhe kroatët do të përballen në stadiumin më të madh të botërorit, ‘Luzhniki Stadium’, shkruan GazetaBlic

Të dy kombëtaret do të dëshirojnë të prejnë biletën për finalen e kompeticionit më të madh të futbollit në botë.

Kombëtarja e Zlatko Dalic ka probleme para fillimit të duelit, pasi me shumë gjasë dy lojtarë nuk do të paraqiten në këtë sfidë.

Mbrojtësi anësor i Atletico Madridit, Sime Vrsaljko me shumë gjasë nuk do të paraqitet në këtë duel për shkak të problemeve muskulore.

Gjithashtu edhe portieri Danijel Subasic është në dyshim për këtë ballafaqim, pasi ai kishte pak probleme në përfundim të sfidës me Rusinë bnë çerekfinalen e Kupës së Botës.

Ndërsa në anën tjetër, Anglia ka ekipin e kompletuar për këtë duel.

Lini Një Koment