Krushqia Selimi-Vjollca ecën më mirë nga çfarë pritej (Foto)

Mes urimeve të shumta për ditëlindje moderatorja e Top Channel Luana Vjollca ka marrë një vërtet të veçantë.

Liberian Selimi, vëllai i reperit Getoar Selimi e ka uruar Vjollcën përmes një foto të të dyve në Instagram: “Lion’a gëzuar ditëlindjen, të uroj vetëm më të mirat,”-përfundon postimi i vëllait të Getit. Mesa duket krushqia mes tyre ecën në mënyrë të shkëlqyer pasi Liberiani e ka thirrur edhe me përkëdheli motrën e të dashurës së vëllait të tij.